Reset Password

Arkitekturë e admirueshme


Hoteli Castello i pret mysafirët e tij me madhështinë historike e luksin e ditëve moderne dhe pjesa më e madhe e arkitekturës në të gjithë Shadërvanin është po aq mbresëlënëse sa edhe peizazhi natyror që e rrethon.
Ndërtesat variojnë nga ato antike të shekullit XV, sikurse është Kalaj e Prizrenit, ato klasike të shekullit XX, deri tek modernet. Gjatë një udhëtimi në këmbë ju do të zbuloni pikat kryesore arkitekturore të Prizrenit.


Kalaja e Prizrenit, e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër me formë konike përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit.
Pozicioni i saj dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë objekt me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike.


Nga Ura e Gurit, simboli i Prizrenit, një rrugicë e vjetër e qytetit të shpie në Hotel Castello për 5 minuta, dhe ju mund të kënaqeni me pamjen e plotë të qytetit, të fotografoni apo thjesht të shikoni diellin duke perënduar. Do edhe 5 minuta të tjerë ecje në këmbë dhe ju do të arrini tek Kalaja e Prizrenit, monumenti më unik i qytetit.
Pasi ta shihni Prizrenin, ju do të përjetoni një udhëtim të mrekullueshëm në kohë, si ka qenë Prizreni atëherë dhe tani përmes ndërtesave të tij të bukura.


Shijojeni qëndrimin në Prizren duke vizituar arealin muzeal të shtëpisë "Lidhja e Prizrenit". Nga e kaluara e pasur historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike, ndër to Kompleksi i Shatërvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.
Kemi kënaqësinë të ju shërbejmë dhe të ju ofrojmë një qëndrim të paharrueshëm.

Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës, gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Ekziston një legjendë që nëse pini ujë nga shatërvani me siguri do të ktheheni për ta vizituar sërish!

sqShqip