Reset Password

Arti dhe Kultura

Prizreni është një qytet plot kulturë dhe histori të përzier me artin bashkëkohor. Brenda një distance shumë të shkurtër në këmbë nga Castello, gjeni Hamamin e Prizrenit, Gjaminë e Sinan Pashës, Kishën Ortodokse dhe atë Katolike, objekte këto qindravjeqare që ju lejojnë të zhyteni në një diversitet unik të kulturave. 

Dokufesti, Autostradal Bienale, Zambaku i Prizrenit dhe shumë ngjarje të tjera kulturore, e kanë vendosur Prizrenin në hartën e ngjarjeve më të mëdha kulturore në Balcan e jo vetem duke u vizituar nga mijera turist brenda vitit. Shadërvani, shtëpia e Hotel Castellos, ofron një gamë të gjerë aktivitetesh të shkëlqyera duke filluar nga kinemaja, muzika, e teatri, dhe galeritë e shkëlqyera që ofrojnë një koleksion të mahnitshëm dhe një kalendar të ekspozitave ndërkombëtare.

DokuFest, është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, më i madhi në Kosovë, që mbahet në qytetin e Prizrenit.
Ky festival që mbahet gjatë muajit gusht, mbush kinemat dhe binat e improvisuara ne sheshin e vjeter te shatërvanit në afërsi te Hotel Castello-s. DokuFest u themelua në vitin 2002 nga një grup miqesh, e që atëherë, ky festival është rritur dhe ka zene vende si një ngjarje kulturore që tërheq artistë me mbi 200 filma ndërkombëtare dhe rajonale. Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit nëntë ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete, dhe jetë nate që nuk do ta harroni asnjëherë.


DokuFest është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit, çdo vit gjatë muajit gusht. U themelua në vitin 2002 nga një grup miqsh. Që atëherë, ky festival është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale. Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete, punëtori dhe jetë nate që nuk do ta harroni asnjëherë.

Ngjarjet kulturore me rëndësi në Prizren


Ngomfest - Korrik
Autostrada Biennale - Korrik
Eja n’Sharr Fest - Korrik
Oldtimer Club Prizren Fest - Korrik
Zambaku i Prizrenit – Korrik
Panairi i Librit - Korrik
Dokufest - Gusht
Panairi i Prodhimeve Vendore - Gusht
Forumi Invest in Prizren - Gusht
Festivali Hasi Jehon - Shtator

sqShqip