E njohur si qendra më e madhe e skijimit në Kosovë, Brezovica shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit në 2.5000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Brezovica është një fshat me pamje piktoreske, e cila ofron aktivitete të shumta për adhuruesit e sporteve dimërore. ë gjithë mund të gjejmë atë çfarë kërkojmë në Brezovicë. Hotel Castello eshte vendi ideal per te gjithe ata, qe pas nje dite plot aktivitete sportive, preferojn nje darke me qirinje nen shoqerine e nje gote vere te percjellur nga muzika ta vjetra qytetare ne zemer te qytetit te bukur te Prizrenit. Kompleksi sportiv i Brezovicës ofron shtigje të gjera të skijimit, duke përfshirë kështu edhe një sistem i cili përbëhet prej disa teleferikëve dhe ski-liftave që janë të lidhura me 16 kilometra pistë skijimi.
Prevalla është fshat turisik, i cili më së shumti frekuentohet gjatë stinës së dimrit. Prevalla e cila është e vendosur në Malet e Sharrit, ndodhet 28 kilometra larg Prizrenit, dhe shtrihet në një lartësi prej 1800 metra mbi nivelin e detit.
Për pushuesit, Prevalla ofron qendër skijimi, e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore. Prevalla është vendi ideal për skitarë profesionistë. Por mbi të gjitha, për ata fillestar. Pozita e përshtatshëme që Prevalla ka, u jep mundësi skitarëve fillestar të përvetësojnë aftësi perfekte në skijim.
Për vizitorët që duan të eksplorojnë Prevallën duke ecur, përveç shtegut të skijimit, ekziston edhe shtegu i ecjes në borë. Gjatë ecjes, ju do të hasni në lumenjtë Lumbardhi dhe Lepenci, të cilët rrjedhin në territorin e Prevallës. Lumenj këta që e bëjnë edhe më të bukur eksperiencën tuaj në këtë fshat turistik.
Stafi i Hotel Castello eshte gjithmone i gatshem te ju ndihmoj qe ky pushim te jete I paharruar
per Ju!