Reset Password

Shooping

Në Shatërvan, qendrën historike të Prizrenit dhe ndër sheshet më të vizituara në të gjithë Ballkanin Perëndimorë, keni shumë mundësi blerjesh për të kënaqur të gjitha shijet tuaja.Butiqet në Shadërvan ofrojnë një kombinim të mahnitshëm të modernes dhe traditës në rrugët e tij me plotë gjallëri.Shadërvani është zemra e Prizrenit.
Në dyqanet e tij të vegjël, mund të gjeni gjithçka që dëshironi, përfshirë gjërat që nuk i dinit se ju duheshin.
Këtu, në një nga sheshet më të gjalla dhe më të vizituara në Ballkan, lejoni vetes të futeni në labirintin e qmendur të shumë traditave dhe kulturave, që bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën, dhe blini sipas dëshirës tuaj. Drejtohuni në Shadërvan, në Bazhdarhane, Tabak Hane, ku jeta zhvillohet natyrshëm, pa ndërhyrjen e ashpër të modernes.

Shooping të këndshëm

Sheshi i lashtë i Shadërvanit, i mbuluar me kalldrëm dhe me burime të shumta të ujit, nuk është vetëm një vend i mrekullueshëm për tu vizituar për arkitekturën mahnitëse historike, është gjithashtu shtëpia e një game të mrekullueshme të butikëve të nivelit të lartë. Dashamirët e modës, do të mbesin të mahnitur për zgjidhjet që u ofrohen. Aty mund të gjeni të gjitha markat e veshmbathjeve të prodhuesve më të njohur në botë. Ju gjithashtu mund të blini gjëra antike të punuara nga zejtarët më të famshëm në Ballkan, që ofrojnë filigranin më cilësorë dhe unik. Ju do të mund të ndaloni për drekë në një nga shumë restorantet e sofistikuar. Çdo vit, ngjarje të shumta mbahen në Prizren, duke tërhequr mijëra njerëz të ecin përgjatë rrugëve të tij historike. Makinat, moda, arti, historia, kultura, sporti dhe argëtimi të gjitha zgjedhin Shadërvanin, si skenën ideale në të cilën do të paraqiten para dhjetëra mijëra fansave që marrin pjesë në këto ngjarje vit pas viti. Pse të mos festoni një nga ngjarjet me një qëndrim në suitë ekskluzive presidenciale. Me tavanet e larta dhe afresket e bukura, ju gjithashtu mund të shijoni pamjen spektakolare të Prizrenit.

sqShqip